E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fond shtesë për kurimin jashtë të tre shqiptarëve

Qeveria akordoi 335 00 lekë për kurimin në Itali të Besnik Hercekut

Këshilli i Ministrave i ka miratuar dje një shtesë fondi Ministrisë së Shëndetësisë për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit jashtë të tre shtetasve shqiptarë. Qeveria ka akorduar për kurimin në Itali të Besnik Hercekut shumën prej 335 00 lekë. Për kurimin e shtetasit Kliti Kërxhalli në Izrael i akordohet fondi prej 2 850 000 lekësh. Gjithashtu, Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, i shtohet fondi prej 5 000 000 lekësh, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit të shtetasit Fadil Mehmetaj në Gjermani. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Pagesat të bëhen kundrejt paraqitjes së faturave origjinale të institucionit shëndetësor të kurimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›