E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet panairi Vjeshtë 2008 në Pallatin e Kongreseve

Tiranë - Në Pallatin e Kongreseve që nga pasditja e së enjtes është hapur Panairi Ndërkombëtar "Vjeshtë 2008" , i cili do të prezantojë dhe tregtojë mallra deri më datë 20 tetor.

Panairi ‘Vjeshtë 2008’ ka karkater të përgjithshëm. Në panair marin pjesë kompani nga rajoni dhe bota të cilat kanë fushëveprim në shumë lloj prodhimesh. Aty gjenden mallra të ndryshëm industrialë dhe ushqimorë.

Edicioni i dymbëdhjetë i këtij panairi të përvitshëm sjell krahas kompanive shqiptare edhe firma dhe shoqëri biznesi gjermane, greke, austriake, izraelite etj, që njihen në tregjet ndërkombëtare për teknologjitë e reja në sektorin e ndërtimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›