E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK proteston ndaj Serbisë: Lini të qetë Preshevën

Tiranë- Aleanca Kuq e zi protestoi sot para Ambasadës se Serbisë në Tiranë. Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, student dhe banorë te luginës së Preshevës protestuan nën moton Nga Presheva në Maqedoni të gjithë jemi kuq e zi.

I pranishëm në protest ishtë edhe kreu i bashkisë së Preshevës, Ragmi Mustafa i cili tha: Ne kemi qenë mot dhe jemi sot kuqezi, ne jemi me Aleancën KuqeZi e cila lartëson dhe gre në piedistal vlerat kombëtare historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Aktivistëtët e Aleancës KuqeZi marshuan në rrugët e kryeqytetit duke lëshuar thirrje patriotike në mbështetje të vellezërve shqiptarë të Preshevës të cilët ndër vite janë vënë përpara dhunës verbale dhe fizike më ngjyrime politico-ksenofobe të strukturave sërbe. Përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi nën sloganin Do të përballeni me 10 milionë shqiptarë lëshuan mesazhe të forta në drejtim të përfaqësisë diplomatike të Serbisë duke kërkuar që shqiptarët e Preshevës të lihen të qetë dhe vellezërit shqiptarë të arrestuar të lirohen nga burgosja politike.

Vjola Cengu/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›