E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirë se erdhët në mbretërinë “Bekham”

David Bekham, një prej lojtarëve më të pasur në planet (vitin e kaluar fitoi 30 milionë dollarë), është një pasionuar i madh pas makinave. Me një karrierë të shkëlqyer si futbollist me tre prej klubeve më të mëdha në planet, Mançester Junaitid (Angli), Real Madrid (Spanjë) e Milan (Itali) si dhe një eksperiencë joshëse me Los Anxheles Galaksi (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), ish-kapiteni i Anglisë, ka një koleksion më të vërtetë tërheqës. Makinat e tij përfshijnë një “Ferrari 575”, “Ferrari F430”, “Lamborghini Gallardo”, dy “Bentley Arnages”, një “Porsche 911 Turbo”, “Rolls-Royce Phantom” dhe “Aston Martin V8”. Nëse ai dëshiron të shkojë rrugë pa rrugë ka në dispozicion ka disa zgjedhje: “BMË X5”, “Range Rover”, “Ford F150” , “Lincoln Navigator” dhe “Cadillac Escallade”. “Spice boy” zotëron edhe një “Asrton Martin Db7” me një pllakë regjistrimi “DB7”, duke përshendetur jo vetëm makinën por edhe inicialet e emrit të tij dhe numrin e fanellës që ai pati te Mançester Junaitid. “Mbretëria” e Devid Bekhamit vazhdon me një “BMË M3”, “Mercedes S Classes”, “Bentley Continental”, “TVRs”, “Audi Q7” dhe “Hummer”, që ia rrisin akoma edhe me shumë madhështinë e tij. Por si e nisi Devid Bekhami karrierën e tij në botën e makinave? Në vitin 1991 ai kishte një makinë shumë modeste: një “Ford Escort”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 30 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›