E Shtunë, 31 Tetor 2026

elsi i Ancelotit blindon vendin e pare

elsi e rriti ne pese pike diferencen me vendin e dyte ne Premier Lige por blute e Karlo Ancelotit punuan shume fort per te siguruar fitoren 2-0 kunder Uolverhemptonit ne Stamford Bridge. Pas nje fillimi te shkelqyer nga ana e vizitoreve Juri Zhurkov sherbeu bukur per Florent Maludane 23 ky i fundit nuk e pati te veshtire te mposhtte Markus Hahnmanin ne golin e tij te shtate sezonal. Ndersa tifozet vendas prisnin qe goli i shpejte i Maludase te nxiste kampionet ne fuqi te Anglise drejt nje goleade - ne fakt kane shenuar 22 gola ne kete sezon - ata vuajten jo pak ndaj ujqerve shume te organizuar ne fazen mbrojtese. Vizitoret e vune ne presion disa here elsin por goli i Salomon Kaluse nente minuta perpara perfundimit te ndeshjes i mbylli perfundimisht llogarite e takimit. Rafael Van der Vart me golin e tij - i pesti ne po aq ndeshje - i siguroi Totenhemit nje pike ne barazimin 1-1 ne shtepi kunder Evertonit. Holandezi shenoi nga nje pozicion i afert per te anuluar golin e shkelqyer te Lejton Bajnes nga goditja e lire. Autogoli i Ricard Djunit rezultoi pozitiv ne fitoren e ngushte 1-0 te Sanderlendit kunder Aston Viles ne Stadiumin e dritave. Djun devijoi nje harkim te Bred Fridelit ne porten e tij duke realizuar autogolin e tete ne Premier Lige. Aston Vila dominoi ne pjesen e dyte por ajo hodhi poshte nje numer te madh shansesh. Emil Heski pati rastin me te mire per te barazuar por nuk arriti dot te shpetonte formacionin e drejtuar nga Zherard Hulier ne humbjen e katert sezonale. Uest Bromuic levizi drejt vendeve te Liges se Kampioneve pas fitores 2-1 kunder Fulhamit ne Heurthorns. Zoltan Gera shenoi per vendasit por Jusuf Mulumbu barazoi per Fulhamin. Mark-Antuan Fortun shenoi golin me vlere tri pike e qe e zhvendosi ne vendin e katert mbi Arsenalin. Nikola Zigic shenoi golin e tij te dyte ne po aq ndeshje per te ndihmuar Birmingemin ne fitoren 2-0 kunder Bllekpullit. Lajam Ridxhuell hapi serine e golave duke shenuar nga nje distance e afert pasi gjuajtja e Zigicit goditi shtyllen me serbin qe realizoi ne pjesen e dyte. Xhoan Elmander shenoi golin e tij te peste ne kete sezon duke i dhene nje pike Boltonit ne barazimin 1-1 kunder Uiganit. Elmander shenoi nga nje distance e afert duke anuluar avantazhin e miqve te krijuar nga Hugo Rodalega.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›