E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i ri PD Rama ndertoi piramiden e re komuniste

Mustafaraj Rama mbrojtje trashegimise se Enverit. Rama po e kthen PS-ne drejt koherave te zeza

PD denoncoi dje qendrimin e socialisteve per te kundershtuar ngritjen e parlamentit te ri mbi piramiden qe sherbeu si muzeu i diktatorit komunist Enver Hoxha. Partia Demokratike permes zedheneses Albana Mustafaraj denon kete qendrim te bllokmeneve te rinj sipas saj kete mbrojtje te papergjegjshme te trashegimise se Enver Hoxhes nga kasta e bijve te nomenklatures komuniste qe po kthejne Partine Socialiste drejt koherave me te zeza te saj. Mustafaraj beri te ditur se Edi Rama mund te vendose ne oborrin e partise se tij shtatoren e atit te tij shpirteror kurse shqiptaret do te festojne 100-vjetorin e pavaresise se tyre ne Parlamentin e ri si monumenti dhe simboli me i bukur i sistemit te vlerave te lirise dhe demokracise qe po ndertojme.

Edvin Kristaq Rama zgjodhi kete dite per te deshmuar se ai per asnje cast te vetem nuk shkeputet dot nga trashegimia e eterve te tij shpirterore e biologjike dhe mbrojtja e saj. Keshtu tri dite me pare kapoja i bllokmeneve te rinj urdheroi deputetet e PS-se te inaugurojne votimin e tyre te pare ne Parlamentin e vendit per te kundershtuar ndertimin e Parlamentit te ri te vendit aty ku babai i tij shpirteror tirani mizor Hitleri shqiptar i pasluftes ndertoi piramiden e tij dhe gjithashtu per te mbrojtur bllokmenin e ri Beqja qe ne emer te mandatit duke shkelur Kushtetuten ka pervetesuar 200 milione leke nga buxheti i shtetit - deklaroi znj. Mustafaraj. Sipas zedheneses se PD-se shefi i bllokmeneve te rinj ne mbrojtje te trashegimise te eterve te tij nxori Fatmir Xhafen njeriun qe per vite me radhe ne festat e diktatures do te ngarkohej per ti lidhur ne qafe shamine e kuqe dhe dorezuar buqeten e luleve diktatorit. Ne seancen parlamentare te dites se enjte mazhoranca votoi ngritjen e Parlamentit te ri mbi godinen qe sherbeu si muzeu i diktatorit komunist gje te cilen opozita e kundershtoi hapur me vote. Ky projekt behet ne vigjiljen e 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise bashke me ndertimin e nje stadiumi te madh kombetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›