E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëkundet Murinjo, gati Mançini?

Një ditë pas mllefit të Hose Murinjos kundër kolegëve, kundërshtarëve dhe masmedias, ndërhyn gjykata sportive, e cila pezulloi portugezin. Ky i fundit duket se ka nisur i vetëm një luftë kundër futbollit italian. Madje të mirinformuarit janë gati të hedhin bast se, edhe pse ka një kontratë të majme 3-vjeçare, "Special One" do të ikë nga zikaltërit për t‘u kthyer në Angli: te Liverpul, Mançester Siti ose Çelsi. Ndërsa Morati duket se po përgatit rikthimin e madh të Roberto Mancinit. Një muaj më parë ka pasur një kontakt mes presidentit dhe ish-trajnerit, gjë që ka ndezur hipotezat për një rikthim në pankinë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›