elsi ne shitje Anceloti pa gjume
Ne Stamford Bridge mund te kete ardhur ora e ndryshimeve te medha. Roman Abramovic mund te marre shume shpejt telefonaten e Putinit per tu bere pjese aktive dhe shume e afert e organizimit te Boterorit 2018. Por per ta realizuar nje gje te tille manjati rus do te duhet te shese klubit futbollistik londinez i cili me te ne krye ka ecur shume mire. Jane te shumte te rinjte milionere te ardhur nga hici pas renies se ish-Bashkimit Sovjetik dhe pikerisht te gjithe atyre Putini po u kerkon te kthehen te lsquoNena Rusi per te organizuar kompeticionin me te madh te futbollit ne bote. Nderkohe qe ne klub thithet nje ajer i rende pas ecurise jo te mire ne kampionat. Nuk fle mire nuk clodhem dot. Ky eshte komenti i trajnerit Karlo Anceloti pas barazimit me Evertonin ne Premier League. Situata e teknikut eshte bere shume e komplikuar ne krahasim me ate fillim shume te mire. Dukej se Celsi mund te rikonfirmohej kampion pa shume probleme por pastaj dicka ndryshoi. Ishin demtimet e lojtareve kryesore si kapiteni Terri dhe Esien pa marre ne konsiderate qe Lampard vazhdon te vuaje probleme muskulare ndoshta per pasoje te Boterorit. Ne merkaton e veres u larguan Karvajo e Balak dhe Abramovic prej disa vitesh nuk shpenzon me shume. Flitet se Anceloti eshte nje hap larg shkarkimit. Por njerezit prane padronit rus pohojne se ai as nuk ka ndermend ta largoje trajnerin. Sigurisht nese Cesli nuk rigjen veten shpejt mund te rimendohet.