Alegri syte nga sfida me Ajaksin Nese eshte OK Ronaldinjo luan
Te henen Ronaldinjo nuk u stervit pas nje goditjeje qe mori te dielen dhe do te vleresojme gjendjen e tij deri ne fund. Nese do te jete ne gjendje per te luajtur do te jete ne fushen e lojes perkrah Robinjos. Kjo eshte deklarata e trajnerit te Milanit Masimiljano Alegri i cili ka sqaruar menjehere situaten rreth aktivizimit te mesfushorit brazilian per sfiden e fundit ne grupe ne Champions League kunder Ajaksit. Objektivi yne eshte padyshim qe te marrim rezultat pozitiv edhe ne kete ndeshje pavaresisht se jemi te kualifikuar. Kur zbret ne fushe ne Champions duhet te luash ne gjendjen me te mire te mundshme. Natyrisht qe duke i dhene hapesira Robinjos dhe Ronaldinjos nuk do te kemi nje sulmues te mirefillte megjithate duhet te bejme nje paraqitje te mire. Drejtuesi i stolit te Djallit ka zbuluar edhe emrat e atyre qe do te jene pushim sic eshte suedezi Zlatan Ibrahimovic i cili ka qene terheqesi i skuadres. Nuk do te luajme nje miqesore kjo eshte nje ndeshje Champions-i. Une dua te fitoj gjithmone pavaresisht nese luajme ne Europe ne kampionat apo ne Kupen e Italise. E kemi siguruar kualifikimin por nese humbasim natyrisht qe nuk do te ishim te kenaqur. Neser sot Ibrahimovic do ta nise ndeshjen nga stoli ashtu sikurse edhe Gatuzo e Zambrota. Ne fund Alegri ka folur edhe per cmimin e FIFA-s Trajneri i Vitit Mendoj se Zhoze Murinjo e meriton kete vleresim per punen e jashtezakonshme qe beri gjate sezonit te kaluar me Interin ku mendoj se ishte thelbesor ne suksesin e zikalterve.
Ne fund tekniku i Milanit ka folur edhe per kalendarin e ngjeshur qe e pret skuadren ne fillim te vitit 2011. Deshiroj tju kujtoj te gjitheve se ne janar deri me 2 shkurt do te luajme tete ndeshje. Kjo shifer mund te shkoje ne nente nese do te kete greve nga futbollistet. Eumlshte e rendesishme qe ne ate periudhe ti kemi te gjithe lojtaret ne dispozicion do te rikuperojme Paton dhe shpresojme qe kontingjenti te jete i kompletuar. Greva Ne stervitje po punojme sikur ndeshja do te luhet shpresoj qe te dielen te zbresin te gjithe ne fushe -perfundoi Alegri.