E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani: Eto‘o na intereson më shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Milanit, Ariedo Braida, ka bërë të qartë për mediat spanjolle se kuqezinjtë po shohin me interes zhvillimet e fundit te Barcelona. "A jemi të shqetësuar për zërat rreth jetës së natës të Ronaldinjos? Jo, nuk u japim rëndësi gjërave të tilla, bëhet fjalë vetëm për thashetheme, por e vërteta është se ai na shërben më pak. Mundësia që Eto‘o të kalojë te Milani është shumë reale, pasi ne e cilësojmë një lojtar të madh. Kjo nuk do të thotë se nuk jemi të ndërgjegjshëm se bëhet fjalë për një transferim shumë të komplikuar e të vështirë, sidomos për faktin se është shumë i kushtueshëm. Është normale që në këtë pikë, diferenca mes kërkesës dhe ofertës të jetë shumë e madhe. Kjo diferencë do të ngushtohet me kalimin e kohës", tha Braida, i cili më pas foli edhe për Zambrotën. "Ai ka deklaruar vetë publikisht se do t‘i pëlqente të vinte te Milani".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›