Çelsi, sot kundër Romës. Skolari: Duhet vetëm fitore
Nga Altin Latifi
Celsi-Roma do të jetë ndeshja më e rëndësishme e natës së dytë të Ligës së Kampioneve. Skuadra londineze vjen në këtë sfidë pas një starti shumë të mirë të sezonit, ndërsa italianët janë duke kaluar një periudhë shumë të vështirë, që arriti kulmin me humbjen 4-0 kundër Interit.
ITALI- Trajneri i Çelsit Luis Felipe Skolari deklaroi para ndeshjes me Romën se skuadra e tij duhet të fitojë patjetër për të siguruar para kohe kualifikimin në turin tjetër të Champions League. “E dimë se për të fituar na duhet fitorja, pasi një triumf do të thotë se jemi të kualifikuar 50 apo 70 për qind”, deklaroi Skolari në konferencën e zakonshme për shtyp. Çelsi ndeshet me ekipin italian në momentin e tij më të mirë, ndërkohë që në krahun tjetër Roma po kalon një krizë të vërtetë besimi dhe rezultatesh. Blutë e Londrës vijnë pas triumfit 5-0 me Midëllsboron në kampionat, ndërsa verdhekuqtë u mundën 4-0 nga Interi. Skolari tha se fakti që loja e Çelsit u pëlqen tifozëve, e bën krenar atë dhe futbollistët e tij. Gjithsesi, tekniku brazilian thotë se ndonjëherë do t’i pëlqente të bënte një lojë jo të bukur, por të fitonte pikë. Në krahun tjetër, Roma vjen në ndeshjen e “Stemford Brixh” me shumë probleme, por me një organikë që mund të vendosë në vështirësi çdo skuadër. Trajneri Luçiano Spaleti duket nën presion pas humbjes zhgënjyese kundër Interit ditën e dielë, që ishte e katërta në 7 takimet e këtij viti në Serinë A. “Futbollistët janë të shqetësuar në lidhje me aftësitë e tyre dhe i kuptojnë mjaft mirë vështirësitë ku ndodhemi në këto momente. Për më tepër që përballë kemi një kundërshtar shumë të fortë”, deklaroi Spaleti. Kapiteni Françesko Toti pritet të jetë sërish titullar në fushë kundër Çelsit. Ai beson se skuadra mund të kthehet te fitorja në këtë sfidë. “Ne jemi një skuadër e fortë dhe do të përpiqemi t’i kthejmë gjërat në favorin tonë”, u shpreh fantazisti verdhekuq.
(a.r/balkanweb)