Çelu Presidente
Institucioni i Presidencës ka ndryshuar komplet metodologjinë e punës, me zgjedhjen e Atifete Jahjagës në krye të Shtetit.
Jahjaga e pati të lehtë rrugën nga Policia e Kosovës në zyrën kryesore të vendit, por jo edhe transformimin në zanatin e ri të politikanes.
Për dallim nga ish–presidentët që nuk kanë përtuar të dalin para kamerave edhe pesë herë në ditë, Jahjaga ka vendosur që mos të paraqitet shumë në publik.
Deri tani, komunikimi i saj me popullin është bërë vetëm nëpërmjet fotografive nga takimet dhe njoftimet e shkurtra për përmbajtjen e tyre.
Që prej se u votua në Parlamentin e Kosovës, Jahjaga ka dalë vetëm në një konferencë për media. Aty ka lexuar një deklaratë dhe nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët.
Qëndrimet e Presidentes për shumë çështje që e preokupojnë vendin nuk dihen ende.
Por analistët politikë e arsyetojnë Jahjagën për mosparaqitje të mjaftueshme dhe deklarata për publikun.
Sipas tyre, meqenëse Jahjaga nuk vjen nga ndonjë formacion politik, nuk mund të flasë për tema jashtë kompetencave të Presidentes.
Analisti Shkëlzen Maliqi thotë se Jahjagës duhet t’i jepen disa javë kohë derisa të kompletohet me staf dhe t’i mësojë gjitha detyrat e kompetencat.
“Ndoshta duhet dhënë disa javë Presidentes, deri sa të hyjë në proces. Ndoshta nuk është profili i saj që të jetë e mbyllur, por është diçka që pasi ka hyrë papritur në këtë punë, duhet të përgatitet dhe të kompletohet me staf.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...