E Diel, 1 Nëntor 2026

Çerekfinalet e Liges se Kampioneve, Bajern mund me vështirësi Fiorentinën

Bajerni i Mynihut ka mundur me veshtiresi 2-1 Fiorentinen, duke hedhur nje hap te rendesishem drejt kualifikimit per ne çerekfinalet e Liges se Kampioneve. Nje gol i shenuar vetem ne limitet e kohes se rregullt, por i kontestuar gjate nga italianet i ka dhuruar suksesin skuadres gjermane.

Megjithse përpjekjet e te dyja skuadrave rezultati ne “Allianz Arena” do te zhbllokohej vetem ne fundin e pjeses se pare. Gomez do te dergonte topin ne rrjete, por kryesori i takimit Ovrebo do ta anullonte ate duke akorduar nje 11-metersh per ekimin e Luis Van Gal. Nga pika e penalltise, Roben nuk do te gabonte dhe do te kalonte ne avantazh bavarezet.

Kur pritej qe vendasit te mbyllnin ndeshjen ne fraksionin e dyte, Fiorentina do te luante me mire dhe do te barazonte rezultatin ne minuten e 50-te me Klordrup, i cili do te përfitonte fale nje rremuje brenda zones. Objektivi i te besuarve te Prandelit per te marre nje rezultat pozitiv do te veshtiresohej ne minuten e 30-te, kur Gobi do te linte fushen me karton te kuq pas ndërhyrjes se rende ne dem te Roben. Edhe pse me nje lojtar me shume Bajerni do ta kishte shume te veshtire te gjente rrugen e rrjetes. Gjithsesi, te besuarit e Van Gal do te shenonin vetem dy minuta nga fundi nje gol shume te diskutuar me Klose, i cili ka qene ne pozicion jashte loje përpara se te dergonte topin ne rrjete.
Megjithe protestat arbitri Ovrebo do ta cilësonte golin e rregullt dhe Bajerni i Mynihut ka arritur ne rezultat pozitiv ne fushen e tij. Te njejten gje ka bere edhe Paorta, e cila ka fituar ne shtepi 2-1 mdaj Arsenalit. Nje gol i falur nga portieri Fabianski dhe nje tjeter i dyshimte i ka dhuruar fitoren portugezeve. Vendasit shenuan te paret me Varela, i cili përfitoi nga gabimi i portierit londinez per te derguar topin ne rrjete.

Megjithate, skuadra e drejtuar nga Venger do te barazonte perkohesisht rezultatin vetem pas shtate minutash me Sol Cambell. Pjesa e pare do te mbyllej ne barazim, nderkohe qe Porto do te gjente golin e fitore ne minuten e 51-te, duke regjistruar dhe momentin me te diskutuar te ndeshjes qe gjithsesi do te mbyllej ne avantazhin e skuadres nga portugalia, e cila shkon me e qete ne takimin e kthimit qe do te luhet ne Londer.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›