E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalai Lama në Washington. Takohet sot me Obaman

Udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama ka mbërritur në Uashington për bisedime sot me presidentin amerikan Barak Obama. Zyrtarët bene te ditur se presidenti Obama do të takohet me udhëheqësin budist tibetian në një dhomë private të Shtëpisë së Bardhë dhe jo në zyrën ovale e cila është më zyrtare.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se nuk do të ketë mundësi për gazetarët të marrin fotografi nga takimi por shtoi se Shtëpia e Bardhë do të publikojë një foto zyrtare.Takimi ka sjellë komente të ashpra nga Kina që e cila e kundështon me forcë vizitën e Dalai Lamës.

Kina i bëri thirrje javën e kaluar Shteteve të Bashkuara të tërhiqte menjëherë ftesën. Mirepo Obama anashkaloi një shans për tu takuar me Dalai Lamën vitin e kaluar para takimit të tij të nivelit të lartë me homologun e tij kinez Hu Jintao.
< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›