E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alexia: Shqiptarët aftësi për të folur gjuhët e huaja

E njohur ne Itali, por jo me pak ne Shqiperi, Aleksia kengetarja trupvogel qe ne skene shnderrohet ne nje femer shume dinamike dhe qe godet jo vetem me zerin por edhe me personalitetin e saj ka ardhur per here te pare ne Shqiperi. Nje ftese per te marre pjese ne nje spektakel televiziv ne fakt e sjell ate prane publikut shqiptar per te cilin ajo tregon se ka patur gjithnje kureshtje. Ndersa ne habitemi me zerin e saj potent dhe performancat shume te realizuara artistikisht Aleksia ne fakt duket nje natyre shume e qete por e mprehte, qe flet por edhe di te degjoje...dhe nuk kursen komplimentat per shqiptaret dhe aftesine e tyre per te folur gjuhe te huaja.

“Jam pozitivisht e impresionuar, mbi te gjitha sepse njerezit me presin duke folur gjuhen time...dhe kjo me ben te ndjehem jo shume e larget dhe mund te them qe kjo ju nderon..ne italianet mezi shqiptojme ndonje fjale ne anglisht ndersa ju jeni ne gjendje te flisni shume mire gjuhen tone..kjo eshte nje pike ne favorin tuaj”, shprehet këngëtarja Alexia.

E ndersa ne Itali kane filluar ethet e eventit me te madh te muzikes italiane ne Sanremo..Aleksia vlereson se pika e forte e nje kengetari duhet te jete detyrimisht zeri dhe aftesia e tij vokale.

“Per mua zeri eshte themelor, kur kendoj ndjehem mire. Pas familjes dhe vajzes time te vogel eshte arsyeja e jetes time. Nese kam probleme me zerin ndjehem e trishtuar dhe ne Sanremo te kesh nje ze te pergatitur eshte shume e rendesishme. Skena e Sanremos eshte shumë e veshtire per tu perballuar, te emocionon shume e per kete arsye nese nuk ke nje pergatitje te madhe mbi shpine, emocioni mund te te luaje ndonje shaka te shemtuar”, rrëfen ajo.

Alexia sapo ka hedhur ne treg albumin e saj me te ri dhe e lire nga shtepia diskografike eshte rrefyer per Alsat per shume gjera deri edhe pse vishet gjithnje me Armani...nderkohe sa per te na dhene nje ekstrakt te zerit te saj te mrekullueshem improvizon nje pjese nga nje prej kengeve te saj me te njohura si Dimmi Comm’e.....

Mira Tuci < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›