E Shtunë, 31 Tetor 2026

ernobili ende shqetesim per perhapjen e mbetjeve berthamore

Ndersa vazhdojne njoftimet negative nga katastrofa berthamore ne Fukushima te Japonise tani bota po e perqendron vemendjen tek ernobili nje central berthamor i kohes se Bashkimit Sovjetik ne Ukranine i cili shpertheu para 25 vjetesh. Ndersa ernobili eshte shnderuar tani ne nje pike turistike autoritetet atje jane ende te shqetesuar rreth perhapjes se mbetjeve berthamore.

Aleksander Sirota thote se i pelqen te vizitoje shtepine ku u rrit ku kaloi pjesen me te gezuar te femijerise se tij. Letra e murit po bie... Boja ne mure po ripet... Ky apartament fantazem ndodhet ne nje rruge fantazem ... ne nje qytet fantazem.

Qyteti Pripyat ku u rrit Aleksandri ndodhet 13 kilometra larg centralit berthamor te ernobilit.

Para 25 vjetesh me 26 prill 1986 reaktori numer 4 shpertheu dhe te 50 mije banoret e qytetit Pripryat u evakuuan.

Ne vitet 1970-te ernobili ishte centrali me i madh berthamoar ne Evrope. Ne vitin 1986 ai u be vendi i katastrofes me te madhe berthamore ne bote.

Pas katastrofes berthamore ne Fukushima te Japonise bota po e kthen vemendjen ne ernobil ku para 25 vjetesh nje shperthim berthamor shkaterroi nje reaktor te tere.

Fillimisht autoritetet sovjetike mohuan se kishte ndodhur nje aksident. Me pas ata evakuan 330 mije njerez. Sot pas 25 vjetesh nje siperfaqe prej 4 mije e 300 kilometrash katrore mbetet e pabanuar.

Por ne janar te ketij viti autoritetet ukrainase vendosen qe cerek shekulli pas aksidentit ernobili eshte i sigurte per turizem.

Disa prej turisteve vene maska ..... dhe shume te tjere blejne stilolapsa si kujtim nga ernobili.

Maximi nga Donetsku thote se turizmi ne ernobil eshte me te vertete dicka interesante sic shprehet ai megjithate ai nuk mundi te bindte asnje prej shokeve te tij te shkonin me te.

Ata thone se une jam i cmendur. Ata kane shume frike nga radioaktiviteti- thote ai.

Pika kryesore per turistet eshte qyteti Pripyat. Nje qytet model para katastrofes Pripyat eshte tani nje Pompeii sovjetik nje pike katastrofe e kthyer ne nje pike turistike.

Sot autobuzi me turiste kalon neper bulevardin Lenin nderkohe qe degjohet regjistrimi original i njoftimit per evakuuimin.

Pas 25 vjetesh pemet jane rritur perseri neper parqe dhe kende lodrash te femijeve ... tavanet e ndertesave po ashtu edhe catite po bien sic po ndodh ne shkollen fillore te Aleksanderit.

Aleksandri qendron ne mencen e shkolles dhe e ka te veshtire te imagjinoje perseri ditet kur ajo gjalleronte nga zhurma e nxenesve.

Pajisjet elektrike jane ndryshkur dhe ndersa disa dritare jane mbyllur me kompensate pas 25 dimrash dhe 25 beharesh shume prej tyre jane shperbere.

Nje park argetimi qendron aty i ngrire ne pritje te festimeve me rastin e dites se 1 Majit qe nuk erdhi kurre. Para se pranvera te mbuloje me gjelberim qytetin berthamor arkeologet amatore gjejne shenja te propagandes sovjetike si thurrja e lavdeve per 50 vjetorin e krijimit te Bashkimit Sovjetik dhe thirrjet per atome te paqes.

Megjithate inxhinjeret vazhdojne te jene te shqetesuar rreth rrezikut te perhapjes se radioaktivitetit nga kjo pike.

Lorin Dod amerikane qe punon ketu e shqeteson menyra se si eshte bllokuar ky central i shkaterruar berthamor

Vete struktura e ketij centrali berthamor eshte si nje ndertese prej letre. Ajo u ndertua ne kushte shume te veshtira dhe aty ka ende te cara nga ku hyjne e dalin kafshe dhe shpende. Brenda saj ka ende 200 tonelata lende radioaktive.

E ndertuar mbi shina me nje lartesi qe mund te mbuloje Statujen e  Lirise ne Nju Jork struktura e re mbyllese eshte me e madhja ne bote madje edhe levizese. Se shpejti zyrtaret ukrainas do te organizojne nje konference donatoresh ne Moske per te mbledhur 1 miliarde dollare ne menyre qe te vazhdoje ndertimi i struktures e cila synon ta mbaje te mbyllur edhe per nje shekull katastrofen berthamore te ernobilit.

Ndersa autoritetet ne Japoni mund te mesojne se shpejti se aksidentet e medha berthamore kane nje fillim nuk dihet me siguri se kur dhe nese ato marrin fund ndonjehere.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›