E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi rebelet Veprimet e NATO-s te vonuara

Rebelët libianë tani akuzojnë NATO-n për  vonesë në veprim. Në qendër të kritikave ndodhet   pikërisht ndërhyrja në Misurata ku Aleaca thotë se  ka shkatërruar 1/3 e kapaciteteve ushtarake të Gedafit, por ku revolucionarët akuzojnë se veprimet kanë lënë shteg e kanë krijuar mundësi për vraje civilësh.

Komandanti i ushtrisë së kryengritësve të Libisë, Abdel Fatah Junes, ka kritikuar aleancën ndërkombëtare se po reagon me ngadalë  në ndërmarrjen e sulmeve ajrore kundër forcave të Muamer Gadafit, të cilat po luftojnë kundër kryengritësve.
“Nëse objektivi i NATO-s është të çlirojë Misuratën mund ta kishte bërë. Nuk duam  bombardim për të mos i vrarë civilët. Nëse NATO pret dhe një javë nga Misurata nuk do të mbetet më asgjë. Populli do të shfaroset e përgjegjësinë për këtë do të duhet ta mbajë komuniteti ndërkombëtar” tha Fatah Junes.

Ai madje ka kërcënuar se do të raportojë NATO-n në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ish- ministri i brendshëm i regjimit të Gadafit, Junes, i cili kishte kaluar në anën e kryengritësve, gjatë një konference për shtyp në Bengazi, tha se vonesa e e NATO-s në ndërmarrjen e aksioneve i ka lejuar forcat e Gadafit të avancojnë më në brendësi në qytetin Misrata. Nga ana tjetër janë bllokuar në Bengasi anije me ndihma, por dhe armë drejt Misurata.

Në përgjigjje të deklaratave të Junes, NATO-ja ka thënë se po e plotëson mandatin e saj, në përputhje të plotë me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e se qëllim i vetëm mbetet mbrojtja e civilëve. Sipas Kombeve të Bashkuara nga konflikti janë prekur më tepër se një milion njerëz.

Delina Bitraku

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 06 prill 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›