E Shtunë, 31 Tetor 2026

ertifikohen tabelat perfundimtare per qarqet Diber Korce Berat e Vlore

Partitë e koalicionit të majtë janë të bindura se nga vota e zgjedhësve në Kukës, marin vetëm 1 mandat. Në mbledhjen e së hënës, përfaqësuesit e PS-së dhe LSI-së kërkuar shtyrjen e vendimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për nxjerrjen e rezultatit të votimit për Kukësin, duke pretenduar se kishin nevojë të këqyrnin përputhshmërinë mes rezultateve të secilës kuti votimi me tabelat përmbledhëse të 3 KZAZ-ve. Të majtët kishin besim se do të arrinin të merrnin një tjetër mandat. Por, pas kësaj procedure të ndërmarrë nga të majtët, në mbledhjen e fundit, ata nuk paraqitën asnjë pretendim për Kukësin. Kështu, KQZ miratoi nxjerrjen e rezultatit për qarkun verior.
Po ashtu, anëtarët e KQZ, kanë miratuar nxjerrjen e rezultateve për Dibrën, Korçën, Beratin dhe Vlorën. Në mbledhjen e së enjtes do të shqyrtohen rezultatet për qarqet Shkodrën, Fierin, Elbasanin dhe Durrësin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›