Avioni ushtarak amerikan bombardon nje zone ne veri te Pakistanit

Një sulm i ri nga ajri nga ana e ushtrisë amerikane në Pakistan. Kësaj here është sulmuar një zonë në veri të vendit e menduar si dhe një nga bajzat më të forta të talebanëve. Bilanci fillestar i viktimave është 17, pjesa më e madhe e të cilëve janë militantë. Kjo është dhe goditja më e rëndë që talebanët kanë pësuar gjatë këtij viti. Por sulmi i këtij lloji është i dyti që kur postin e kryeminsitrit të vendit e ka marrë Nauaz Sharif i zgjedhur në muajin maj. Sharif ka dënuar sulmin duke e cilësuar si një dhunim të sovranitetit të Pakistanit.