eshtja Batisti ashpersohet kriza diplomatike mes Italise dhe Brazilit
Rome 4 janar 2011 NOA - Qe prej se premtes jashte selive diplomatike braziliane ne Itali kane nisur nje vale levizjesh ne shenje proteste ndaj refuzimit nga qeveria braziliane te ekstradimit te ish-liderit te grupimeve te se majtes ekstreme ezare Batisti. Batisti eshte denuar per urdherimin e kater vrasjeve ne vitet 70 ne emer te organizates Proletaret e Bashkuar te Komunizmit. Nderkaq avokatet e ish-udheheqesit te majte kane kerkuar lirimin e tij.
Javen e kaluar Inasio Lula Da Silva perfundoi mandatin e tij si president i Brazilit duke mos pranuar perfundimisht ekstradimin e Batistit nje veprim qe ka ngjallur zemerimin e qeverise Berluskoni.
Per kete arsye ne qender te Romes jane programuar protesta ne te cilat do te marrin pjese si te djathtet e Berluskonit ashtu edhe partite e majta.
Protesta do te kete edhe perpara konsullatave braziliane ne Firence Milano Bolonja e Napoli.
Qeveria italiane shpreson qe presidentja e re e Brazilit Dilma Rusef te rishikoje vendimin e paraardhesit te saj megjithate sinjalet e para tregojne se vendi amerikano-latin nuk do te ndryshoje qendrim lidhur me ekstradimin e Batistit.
Familjare te viktimave kane kundershtuar ekstradimin e tij me pretendimin se ish lideri ekstremist nuk eshte penduar per krimet e tij madje ata kane deklaruar se nese autoritetet braziliane do ta lirojne jeta e tij eshte e kercenuar.
Ministri i Jashtem italian Franko Frattini beri te qarte se Italia do ti drejtohet Gjykates Nderkombetare te Hages nese qeveria braziliane nuk do te respektoje marreveshjen e nenshkruar mes dy vendeve per ekstradimin e te burgosurve.
mit/NOA