B.Fildishte deshton ndermjetesimi

Kriza politike në Bregun e Fildishtë nuk është pranë zgjidhjes, ndërsa tentativa e fundit për ndërmjetësim nga një delegacion me udhëheqës afrikanë dështoi.
Kështu deklaroi presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, gjatë mesditës së sotme. “Nuk ka ende një zgjidhje”, deklaroi ai, pa sqaruar nëse tashmë i është hapur rruga një ndërhyrjeje ushtarake.
Kombet e Bashkuara konsiderojnë kandidatin Alassane Ouattara si fitues të ligjshëm të zgjedhjeve, por presidenti Laurent Gbagbo refuzon që të largohet prej detyrës.
Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën deri tani, në protestat e dhunshme që kanë përfshirë vendin që prej nëntorit.