E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austri zbulohet varri i viktimave te nazizmit

Varre me mbetjet e rreth 220 personave që datojnë në epokën e regjimit nazist janë gjetur në një spital psikiatrie në perëndim të Austrisë.

Mbetjet trupore u zbuluan kur një oborr që i përket spitalin në Hall, në provincën e Tirolit, u gërmua në kuadër të një projekti ndërtimi.

Punimet për këtë projekt kanë ndaluar deri sa të kryhet investigimi i plotë nga ana e autoriteteve austriake.

Druhet se personat e varrosur mund të kenë qenë persona të paralizuar, të vrarë në kuadër të programit nazist të eutanazisë.

Dhjetra mijëra persona të paaftë fizikisht dhe mendërisht u vranë nga regjimi nazist, që i shihte ata si të papërshtatshëm për të jetuar.

Rreth 30 mijë persona të kësaj kategorie u vranë vetëm në një spital psikiatrik, Schloss Hartheim, në afërsi të Linzit, në Austrinë e sipërme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›