E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet godasin ekonomine australiane dalin gjarperinjte dhe krokodilet

Gladstoun 4 janar 2011 NOA - Permbytjet me te renda ne dekadat e fundit kane detyruar autoritetet austrialiane te evakuojne te tjera zona te banuara pas parashikimeve per nje rritje te nivelit te ujit ne ditet e ardhshme. Nje goditje te rende ka marre ekonomia e vendit per shkak te mbylljes se minierave dhe nderprerjes se eksporteve nderkohe qe demtime te medha kane pesuar kulturat bujqesore.

Disa prej minierave qe prodhojne rreth 90 milione ton qymur ne vit nuk kane furnizuar firmat shperndarese sipas kontratave duke u shkaktuar nje dem te konsiderueshem. Vetem per vitin 2009 eksportet e qymyrit nga Australia arriten ne 259 milione ton.

Sipas eksperteve permbytjet kane ulur me 35 perqind prodhimin e qymyrit.

Me shume se 50 perqind e eksporteve boterore te qymyrit kryesisht drejt fabrikave kineze vijne nga Australia.

shte shume e veshtire qe te bejme nje parashikim te sakte por demtimet nga permbytjet do ulin me 0.45 Prodhimin e Pergjithshem Bruto theksoi Elen Kivans ekonomiste prane bankes JP Morgan.

Sipas autoriteteve ne shtetin e Kuinsland vershimi i ujerave ka permbytur nje siperfaqe te barabarte me ate te Gjermanise dhe Frances.

Ngjan si surealiste. U zhduken ne pak sekonda te gjitha automjetet. Shume vende duken tashme si bregdet u shpreh nje e moshuar nga qyteti Rokhabton ne te cilen jane permbytur me shume se 500 banesa ndersa 1 mije persona kane lene shtepite.

Pervec braktisjes se shtepive te tyre banoret po perballen tani edhe me shfaqjen e krokodileve dhe gjarperinjve te shumte.

mit/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›