Çështja Kaka vë në dyshim drejtuesit e Milanit
Milano - Milani vihet në mëdyshje për të ardhmen e yllit të saj Rikardo Kaka, pas ofertës së fundit të Mançester Sitit. Skuadra angleze e Sitit i ofron Milanit plot 120 milon euro për të marrë shërbimet e futbollistit Kaka’.
Asnjë nga drejtuesit e skuadrës italiane nuk ka dhënë një qëndrim të prerë për këtë megaofertë. Nëse kalimi i futbollistit brazilian tek Siti do të kryhej, atëherë kjo do të ishte shifra më e lartë që jepet për blerjen e një futbollisti në historinë e futbollit botëror.
Kërkesën e Mançester Sitit e kanë komentuar edhe trajnerët më në zë të Europës. Luis Filipe Skolari, trajner i çelsit, shprehet se çdo qindarkë e shpenzuar për Kakanë ia vlen. Ndërsa tekniku i Mançester Junaited, Sir Aleks Feërguson, është shprehur se oferta e Sitit është një çmenduri e vërtetë.
Klubi anglez i Mançester Sitit pritet të marrë një kthesë të rëndësishme në historinë e tij, pasi ka kaluar në pronësi të grupit të arabëve Abu Dhabi. Multimiliarderët arabë morën aksionet e skuadrës në muajin gusht të vitit 2008.