Çështja Kleçka, Limaj dhe tre ish-luftëtarët e UÇK-së shpallen të pafajshëm

Fatmir Limaj
Trupi gjykues në rastin Kleçka, para pak çastesh i ka shpallur të pafajshëm për të gjitha akuzat ish-luftëtarët e UÇK-së, deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj, dhe tre bashkëluftëtarët e tij: Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.
Para seancës së sotme, mbrojtja e të akuzuarve ka shprehur bindjen se vendimi i trupit gjykues do të jetë lirues për katër të pandehurit, pasi ata mendojnë se nuk ka bazë në këtë lëndë, e cila do ta shtynte trupin gjykues të merrte ndonjë vendim tjetër përpos atij për lirimin e tyre.
Ndaj katër të akuzuarve për krime lufte, për dosjen e njohur si “Kleçka”, trupi gjykues kishte vendosur kohë më parë që të vazhdonte gjykimi, me arsyetimin se ata, gjatë kohës për të cilën akuzohen, kanë pasur pozita komanduese. / Kosova.com