E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeshtja “Kleçka”, shtyhet gjykimi

Gjykata e Prishtinës ka shtyrë gjykimin e rastit “Kleçka” për dy javë duke bërë që më 1 dhjetor të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-që të gjithë të akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999.

Zyra për Informim e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë ka sqaruar dhe shkaqet e shtyrjes së gjykimit.
“Gjykimi është shtyrë sepse njëri nga të pandehurit ka rast vdekje në familjen e tij. Një tjetër arsye është që gjyqtarët e EULEX-it janë duke u marrë edhe me raste të tjera meqë kanë shumë raste për të punuar”.

Megjithatë, vendimi i së martës për shtyrjen e gjykimit thuhet se nuk ka të bëjë me
kërkesën e avokatëve për shtyrjen e procesit. Mësohet se për këtë do të merret një vendim tjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›