Çështja Pango, Apeli anullon gjobën për Top-Channel, kërkon rigjykim
TIRANË- Gjykata e Apelit anullon gjobën prej 400 mijë euro ndaj televizionit “Top Channel”, të vendosur prej Gjykatës së Tiranës si dëmshpërblim për ish-ministrin e Kulturës, Ylli Pango, për cenim të imazhit si pasojë e publikimit të një videoje të cilësuar si skandal seksual që u transmetua në televizionin “Top Channel”.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë dhe ka kërkuar një rigjykim të kësaj cështjeje.
Në mars të vitit 2009 emisioni investigativ “Fiks Fare” përmes kamerave të fshehta brenda në shtëpinë e Pangos , tregoi se si ministri tentoi të përfitojë seksualisht nga një vajzë e re që kërkonte të fillonte punë në MTKRS.
Vetë ministri Pango e cilësoi videon si shkelje të privatësisë dhe përdhosje të imazhit të tij publik. Pango paditi Tv dhe kërkoi dëmshpërblim, kërkesë e cila u miratua nga gjykata e Tiranës. Menjëherë pas transmetimit të video-skandalit, kryeministri Berisha shkarkoi Pangon nga posti i ministrit.
(m.a/BalkanWeb)