E Shtunë, 31 Tetor 2026

eshtja Prifti Gjykata e Larte E ka ne dore gjykata e shkalles se pare

Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja mes ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, dhe ILDKP është kompetencë e gjykatës së shkallës së parë të Tiranës.

Prifti ka kërkuar nëpërmjet Gjykatës së Lartë anulimin e gjobës pro 300 mijë lekësh, e cila u vendos pas hetimeve të inspektoratit për konflikt interesi në vendimmarrjen e ish-ministrit për emërimin e Rasim Hamzarajit në pozicionin e anëtarit të këshillit mbikëqyrës të OST.

Rasim Hamzaraj kishte në administrim kapitalet e bashkëshortes të ish-ministrit Prifti, pak ditë para emërimit të tij si ministër.

Por vetë Prifti ka deklaruar se nuk ekziston asnjë konflikt interesi dhe për këtë i është drejtuar gjykatës.

Kjo çështje një vit më parë u depozitua në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës, por më pas kjo gjykatë ia delegoi çështjen gjykatës së lartë për shkak të moskompetencës.

Në seancën e sotme, Gjykata e Lartë vendosi që gjykata e shkallës së parë e Tiranës është kompetente për gjykimin e çështjes mes ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Priftit dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›