E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirimi i trotuareve drejt fundit faza e pare e aksionit te Policise Bashkiake te Tiranes

Është drejt përfundimit faza e parë e aksionit të policisë bashkiake të Tiranës për lirimin e hapësirave publike.

Ky aksion i shtrirë në 11 njësitë bashkiake të kryeqytetit nisi me heqjen e mjeteve të ngurta, vazot, tabelat, kangjellat etj, e më tej ka vijuar me karriget, tavolinat dhe pajisjet e tjera.

Ky aksion kishte për qëllim pastrimin e trotuareve nga 84 subjekte fizike apo juridike, të cilët kanë refuzuar të paguajnë detyrimet fiskale.

Policia bashkiake ka paralajmëruar subjektet tregtare se do të gjobiten me 20 mije lekë nëse ribllokojnë hapësirat publike.

Faza e dyte ka të bëjë me lirimin e hapësirave publike nga 151 kioska dhe subjekte pa leje, pavarësisht nëse paguajnë ose jo detyrimet fiskale.

E treta konsiston në lirimin e hapësirave publike, nga 107 automjete që dergjen të palëvizura prej kohësh në rrugët e Tiranës.

“Faza e katërt do të përqendrohet në lirimin e hapësirave publike nga 431 tregtarë ambulantë, të cilët ushtrojnë aktivitetin pa asnjë bazë ligjore, ndërsa e pesta me lirimin e hapësirave publike nga të gjitha subjektet e tjera tregtare, duke përfshirë edhe ato që kanë paguar detyrimet deri më datë 1 tetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›