E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhori Kule MASH sna ka bere pjese te diskutimeve per financimet

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, shpreh shqetësimin se pavarësisht porosisë së kryeministrit Berisha për ta debatuar me akademikët skemën e financimit të institucioneve të arsimit të lartë në vend, ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk i ka bërë ata pjesë të diskutimeve organizuar për këtë çështje.

Aktualisht, universiteteve publike u lëvrohet nga buxheti i shtetit vetëm fondi i pagave të pedagogeve.

Sipas rektorit Kule, nëse reforma e financimit do të aplikohej sipas draftit të hartuar nga MASH për financimin e institucioneve private njësoj si publiket stafet akademike rrezikojnë të mbeten papaguar.

Njëkohësisht, Rektori i Universitetit të Tiranes ka deklaruar se Ministria e Arsimit nuk po zbaton vendimin e Këshillit të Ministrave duke lënë pa plotësuar 260 vende bosh në fakultetet e këtij universiteti pasi nuk i ka përfshirë si kuota të lira në formularin A3.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›