Berisha Dalja nga skena e ish-diktatorit Gaddaf lajm i shumepritur
Kryeministri Berisha ka përshëndetur sot nëpërmjet një mesazhi lajmin e eliminimit të ish dikatorit libian Muammar Gaddaf.
Në këtë mesazh kryeministri shprehet:
"Këshilli Kombëtar i Tranzicionit u dha sot libianëve dhe mbarë botës lajmin e shumëpritur të daljes nga skena njëherë e përgjithmonë të ish diktatorit libian Muammar Gaddaf.
Ky kriminel, më i madhi në historinë moderne të Libisë, meritonte ndëshkimin më të madh sipas ligjit ndërkombëtar për krimet e rënda kundër njerëzimit që kreu ndaj popullit të tij.
Por le të urojmë që vrasja e tij të jetë një ngushëllim për familjarët e mijëra e mijëra burrave dhe grave, fëmijëve e të moshuarve libianë që ranë në pranverën arabe nga barbaritë e tij".