E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja çame të zgjidhet në Tiranë

Nga Express më 20 mars 2011 në ora 12:21

Shoqata Çamëria me seli në Chicago organizoi orën e kujtesës historike kombëtare për rolin e Diasporës në zgjidhjen e çështjes së dhimbshme kombëtare shqiptare çame.

Me këtë rast u shfaq dokumentari ,,Ëndrra e Çamërisë,, që shpalonte faqet e historisë ndër shekuj deri në ditët tona dhe kontributin i kombit tonë për ngritjen e shtetit shqiptar dhe grek.

Dokumentari solli para të pranishmëve detaje tejet të dhimbshme të masakrës së Filatit dhe të Tivarit, ku mizoritë shoviniste greke dhe serbo-malazeze vranë dhe masakruan banorwt vetëm pse ishin shqiptar dhe në trojet e veta.

Veprimtari çam, Sali Bulati foli gjerësisht për aspektet e shovinizmit grekofil.
që ndër vite me të gjitha masat represive,vrau dhe masakroi me qindra çamë madje me skenarët e marrëveshjeve të fshehta greko-turke ishin rasti i errët për orët e përgjakura.

Ndërkaq,për masakrën e Filatit dhe të Tivarit foli Rasim Bebo,veprimtar i dalluar çam dhe kronist i kohës shqiptare.

Aktivisti Skënder Karaçica theksoi se diaspora shqiptare i bashkohet programit kombëtar të PDU-së dhe nismën e dy deputetëve çamë në parlamentin shqiptar çështja e Çamërisë duhet të zgjidhet në Tiranë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›