E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët “dominojnë” në Greqi

Nga Express më 19 mars 2011 në ora 22:30

Shqiptarët mbajnë vendin e parë në listën e shtetasve të huaj që jetojnë e punojnë në Greqi. Sipas statistikave më të fundit të publikuara nga Eurostat, në Greqi jetojnë më shumë se 906 000 emigrantë, të cilët përbëjnë 8.1 për qind të popullsisë dhe nga këta shumica, ose 577.000, janë shqiptarë.

Në mënyrë të veçantë, nga 906 mijë emigrantë që jetojnë në Greqi, shqiptarët përbëjnë 63,7 për qind të tyre, 2.5 pwr qind janë ukrainas, 1.9 për qind janë gjeorgjianë, 1.8 për qind pakistanezë dhe 1.5 për qind egjiptianë.

Nga këto shifra EUROSTAT ka dalë në përfundimin se nga 10 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Bashkimin Evropian, 6 prej tyre jetojnë në Greqi.

EUROSTAT publikoi gjithashtu të dhëna për papunësinë në Greqi, ku natyrisht më të prekurit nga kjo dukuri janë emigrantët, të cilët punojnë kryesisht në ndërtim dhe në punë bujqësie, 2 fusha që kanë marrë një goditje të madhe nga kriza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›