E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja e Dajtit, i pezullohet licenca për 5 muaj avokatit Hasan Hadëraj

TIRANË- Komiteti i Disiplinës së Avokatisë i ka pezulluar për 5 muaj licencën avokatit, i cili ndjek çështjen e Dritan Dajtit.

Vendimi erdhi si masë ndaj shtyerjes së paprecedentë të seancave gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009.

Komiteti i Disiplinës në vendim e tij thekson se avokati Asaf Hadëraj ka shkelur kërkesat ligjore

Menjëherë pas vendimit avokati Asaf Hadëraj deklaroi se do të ankimojë vendimin teksa ka akuzuar Komitetin e Disiplinës së Avokatisë se përpiqen të mbulojnë shkeljet procedurale. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›