E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështja e Kosovës, ndarja jonë e madhe diplomatike me Serbinë

Zëvendësministrja e Jashtme Edit’h Harxhi

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edit’h Harxhi është shprehur se interesi i Shqipërisë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ka të bëjë vetëm për stabilitetin e rajonit. Sipas saj, problemet që ka Shqipëria me Serbinë ndahen në një pikë dhe kjo është Kosova. “Kur flitet për Kosovën i referohemi si Republika e Kosovës dhe kjo nuk është një çështje në të cilën mund të biem dakord, por edhe pse të dyja palët mund të kenë pikëpamje të kundërta në periudha të ndryshme të historisë kemi arritur në një moment kur ulemi dhe flasim për këto kundërshtime”, u shpreh zëvendësministrja Harxhi. Gjithashtu Harxhi theksoi se ndonëse për Kosovën ndajnë mendim ndryshe, Shqipëria, por përmirëson ndjeshëm marrëdhëniet diplomatike me Serbinë, në interes të stabilitetit rajonal.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›