E Diel, 1 Nëntor 2026

euml; grupit “Marubeni Coorporation”, z. Kazuhiko Sakamoto, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të kësaj koorporate, në fushën e energjisë dhe të minierave.


Kryeministri Berisha gjatë vizitës së tij në Japoni, zhvilloi një takim me Kryetarin e Bordit Drejtues të grupit “Marubeni Coorporation”, z.  Kazuhiko Sakamoto,  dhe përfaqësues të tjerë të lartë të kësaj koorporate, në fushën e energjisë dhe të minierave. 


 Kryeministri Berisha tha se qëllimi i kësaj  vizite mjaft të rëndësishme, në Japoni, është ikurajimi i sipërmarrjes japoneze për të investuar në Shqipëri.  


Gjatë takimit, Kryeministri Berisha e informoi z. Sakamoto se interesi i biznesit ndërkombëtar për të investuar në Shqipëri ka njohur një rritje të jashtëzakonshme gjatë dy viteve të fundit. Në këtë kontekst Kryeministri evidentoi se aktualisht në vend ka mbi 10 kompani të huaja në industrinë e çimentos, disa kompani të interesuara për rezervat minerale të Shqipërisë, e cila zë vendin e tretë në botë për rezervat e kromit, ndërkohë që ka burime të konsiderueshme  me hekur-nikel, baokside dhe minerale të tjera. 


Gjithashtu, Kryeministri Berisha theksoi se mjaft kompani të huaja janë të interesuara për investime në energjinë ujore,eolike, termike madje edhe në atë bërthamore.  


Nga ana e tij, z. Sakamoto pasi falenderoi Kryeministrin Berisha për vizitën shumë të suksesshme në Japoni, theksoi se ishte i impresionuar për interesin e shfaqur nga sipërmarrja japoneze për të investuar në Shqipëri. Duke iu referuar një vizite të tij në Shqipëri në vitet ’80, z. Sakamoto theksoi se vendi ynë ka bërë një progres të jashtëzakonshëm që nga ajo kohë.              
Z. Sakamoto shprehu interesin e koorporatës “Marubeni”  për shfrytëzimin e rezervave të mëdha të kromit në Shqipëri, dhe për investime në fushën e energjisë. 


Kryetari i Bordit Drejtues të grupit “Marubeni Coorporation” shprehu kënaqësinë që Guvernatori i Bankës së Japonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, z. Tanamin ofroi sigurinë për mbështetjen e fuqishme të biznesit japonez që dëshiron të investojë në Shqipëri, duke vlerësuar se qeveria shqiptare ka krijuar një klimë tërheqëse për investimet e huaja në vend.


  Koorporata Marubeni ka një eksperiencë 150 vjeçare në biznesin ndërkombëtar. Gjithashtu ajo zotëron rreth 30 stacione elektrike në vende të ndryshme të botës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›