ijim të vizitës në Japoni, Kryeminisri Berisha zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Dhomës së Parlamentit, zotin Johei Kono, ne rezidencen e tij .

Në vijim të vizitës në Japoni, Kryeminisri Berisha zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Dhomës së Parlamentit, zotin Johei Kono, ne rezidencen e tij .
Kryetari i Dhomës së Parlamentit Kono u shpreh i kënaqur që priste Kryeministrin shqiptar, në këtë vizitë historike edhe për faktin e lidhjeve të tij të hershme me shqiptarët dhe vizitës që kishte zhvilluar disa kohë më parë në Kosovë.
Zoti Kono shprehu vlerësimin e tij për suksesin e reformave në Shqipëri dhe masat e ndërmarra për inkurajimin e investimeve të huaja. Ai theksoi se stabiliteti politik, siguria në vend dhe potencialet natyrore të Shqipërisë, janë faktorë të rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve japonezë. Duke e vlerësuar vizitën e kryeministrit shqiptar historike, Zoti Kono u shpreh se kjo vizitë do të shërbejë si një mjet shumë i mirë njohje dhe promovimi për potencialet që Shqipëria mbart. “Rritja e shkëmbimeve dhe bashkëpunimi dypalësh ndërmjet dy popujve tanë, jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe në kulturë dhe art është një hap domosdoshëm, për përshkallëzimin e lidhjeve midis vendeve tona. Kjo vizitë është themeli i forcimit të marrëdhënieve tona në këto fusha.” u shpreh zoti Kono.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin shumë të frytshëm që zhvilloi me Kryeministrin Fukuda , si dhe për mbështetjen që ai mori nga kryeministri japonez dhe anëtarë te tjerë të lartë të qeverisë si Ministri i Financave, Ministri i Ekonomisë, si dhe nga Guvernatori i Bankës japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Kryetari i Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë Gjithashtu Kryeministri vlerësoi të një rëndësie të veçantë takimet me përfaqësues të lartë të biznesit japonez
Kryeministri Berisha u shpreh i kënaqur që Kryeministri japonez Fukuda do të vazhdojë ti japë mbështejte të plotë Shqipërisë, në realizmin e projekteve të shumta për investimin në zhvillimin e turizmit, energjisë, si dhe vlerësoi dhënien e kredisë së butë prej 12 miliard jen.
Kryeministri theksoi ndër të tjera se do të ishte një inkurajim i madh për investuesit japonez hapja e ambasadës japoneze në Shqipëri.
Në prezantimin e situatës së përgjithshme ekonomike dhe politike të Shqipërisë, Kryeministri theksoi se tashmë është konsoliduar një kornizë ligjore e përshtatshme sipas standardeve evropiane për tërheqjen e investimeve. Kryeministri e njohu zotin Kryetarin e dhomës së parlamentit me masat e ndërmarra nga qeveria për të minimizuar sa më shumë të jetë e mundur pengesat burokratike, nëpërmjet digjitalizimit të një sërë proceseve të rëndësishme, të cilat i kanë hapur Shqipërisë rrugën drejt moshës digjitale. Kryeministri theksoi se si pasojë e implementimit të reformave në sektorin ekonomik si dhe e një sërë masave, si vendosja e taksës së sheshte prej 10 %, ulja taksave për biznesin, etj është shënuar një rritje ekonomike prej 6 %, duke e bërë Shqipërinë, vendin me barrën më të ulët fiskale në Evropë.
Zoti Kono vlerësoi hapat e rëndësishme të ndërmarra nga Shqipëria në drejtim të tërheqjes së investitorëve të huaj si dhe i shprehu kryeministrit berisha përshtypjet shumë pozitive për prezantimin e tij para biznesit japonez.