E Diel, 1 Nëntor 2026

ri Berisha dha sot një konferencë për shtyp, me përfaqësues të medias së huaj të akredituar në Tokio. Kjo konference u mundësua nga grupi i japonez i korrespodentëve të huaj, dhe u moderua n

Kryeministri Berisha dha sot një konferencë për shtyp, me përfaqësues të medias së huaj të akredituar në Tokio. Kjo konference u mundësua nga grupi i japonez i korrespodentëve të huaj, dhe u moderua nga gazetari i gazetës italiane“Il Manifesto”.

Ne konference morën pjesë mbi 50 gazetarë dhe korrespodentë të huaj, të shtypit ndërkombëtar, ndërmjet të cilëve edhe gazetarja e njohur japoneze Catherin Makino.

Në këtë prezantim, i cili ngjalli interes të veçantë, Kryeministri Berisha foli gjerësisht për arritjet e qeverisë shqiptare në luftën me zero tolerancë kundër të krimit të organizuar dhe korrupsionit,  si dhe për ecurinë e reformave të implementuara nga qeveria shqiptare në fusha të rëndësishme  për vendin, kryesisht në sektorin e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, etj.  Kryeministri theksoi se masa të tilla si ulja e taksave për biznesin, vendosja e taksës së sheshtë prej 10 %, aplikimi i e-taxes, e-prokurime, si dhe digjitalizimi i shumë proceseve, e kanë bërë Shqipërinë një vend të lakmueshëm për investimet e huaja. Gjithashtu kryeministri theksoi se beteja kundër krimit të organizuar, lufta kundër korrupsionit dhe informalitetit, si dhe korniza e përshtatshme  ligjore i bëjnë më të sigurta këto investime. Kryeministri i njohu të pranishmit me potencialet e jashtëzakonshme natyrore që ofron Shqipëria, si dhe mundësitë  e shumta për investime në fushën e turizmit dhe shfrytëzimin e pasurive minerale.  Kryeministri theksoi se investuesit e huaj do të gjejnë në Shqipëri një treg pune, të ri, dinamik dhe te kualifikuar, nga më të mirët në Evropë.

Duke u ndalur ne proceset integruese të Shqipërisë, Kryeministri Berisha u shpreh për medien e huaj,  se dy projektet madhore të shqiptarëve mbeten integrimi në NATO dhe BE. Në këtë kontekst, Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare po punon me angazhimin më të madh për zbatimin me rigorozitet të Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit.

Në këtë paraqitje, kryeministri shprehu edhe një herë  falënderimet për ndihmën e çmuar qe Japonia i ka dhënë Shqipërisë gjatë 15 viteve, në sektorë të ndryshëm, si dhe për premtimin e marë gjatë takimeve se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Më pas, kryeministri Berisha iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me çështje të ndryshme. Për sa i përket çështjes së Kosovës, Kryeministri tha se pavarësia e Kosovës është një akt i pashmangshëm, i cili do të ndodhë shumë shpejt. Kryeministri, u shpreh ndër të tjera, se pavarësia Kosovës, i shërben paqes dhe stabilitetit në Ballkan, si dhe është në dobi të vetë Serbisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›