E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë bën Phelps jashtë stërvitjes?

Nga Express më 18 prill 2011 në ora 18:52

Njeriu më i suksesshëm në historinë e Lojërave Olimpike, Micheal Phelps, nuk duket shumë i dhënë pas stërvitjes kohët e fundit.

25-vjeçari që ka fituar 14 medalje të arta në dy Olimpiadat e fundit, në stile të ndryshme të notit, është shndërruar në një pjesëmarrës të zakonshëm të festave në vende të ndryshme në SHBA dhe së fundmi u fotografua në një pishinë në Las Vegas, i rrethuar nga një numër i jashtëzakonshëm femrash.

Vetëm pak ditë pasi humbi për herë të parë në një dekadë në 200 metra stil bretkosë, Phelps duket se ka nevojë urgjente të stërvitet, por në një pishinë të vërtetë. /tch/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›