E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dallimi po ngushtohet

Nga Express më 14 shkurt 2011 në ora 18:11

Roberto Mancini beson se Manchester City tani është “shumë afër” të arrijë standardet e vendosura nga rivali Manchester United.

Djajtë e Kuq fituan derbin e qytetit në Old Trafford me rezultat 2-1 të shtunën. Por, Mancini beson se klubi është duke shkuar në rrugën e duhur. “Jemi shumë afër Manchester Unitedit, shumë afër.

Në pesë derbi që kam qenë i përfshirë, ishte vetëm një ndeshje kur nuk e merituam fitoren. Ndërsa nuk e kemi merituar të humbim këtë të fundit”, tha Mancini për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›