E Diel, 1 Nëntor 2026

fare duhet te beje qeveria e re sipas biznesit grek

Lideri i biznesit grek përshëndet fitoren e të djathtës por shton se rruga përpara mbetet ende e ashpër. Presidenti i dhomës së tregtisë greke shprehet se grekët e dhanë votën qartazi për një qeveri të re e cila do të punojë për rritjen në Eurozonë.

"Komuniteti i biznesit këtu në Greqi është i kënaqur që mbizotëroi vota pro-evropiane. Shumica e votuesve grekë kanë votuar për Evropën, për zonën euro. Ajo që është e rëndësishme tani është që serioziteti duhet të vijojë të mbizotërojë edhe pas këtij procesi”-tha kreu i biznesit grek.

Constantine Michalos ka thënë se grekët duhet të vijojnë të bëjnë sakrifica në kuadër të masave shtrënguese për planin e shpëtimit. Kjo mund të bëhet, shton ai, derisa të ketë një fund të qartë dhe qeveria e re të aktivizojë politikat e rritjes dhe jo vetëm shkurtimet apo rritjen e taksave. Greqia është në një recesion të thellë e zhytur në një borxh publik të lartë që ende mund të thellojë tensionet sociale.
Vendi përballet me një luftë të frikshme për të rivendosur një ekonomi pothuajse të falimentuar, dhe qeveria e re mund të përballet me një valë të re protestash pas marrjes së detyrës.

“Çështja lidhet me bindjen e popullit për seriozitetin e situatës si dhe aplikimin e politikave që të gjithë i dimë se duhet të zbatohen, por fatkeqësisht për shkak të kostos së lartë politike, qeveritë e njëpasnjëshme në të kaluarën nuk i kanë marrë hapat e duhur në zbatimin e këtyre politikave. Do të duhen sakrifica. Por populli grek duhe të dijë se sa do të zgjasin këto përpjekje, kur do të përfundojnë, kur ata do të dalin nga tuneli i krizës që kanë përjetuar dhe më pas të kthehemi në rrugën e rritjes. Ata duhet të kenë kompetenca politike për të na treguar se nuk kanë frikë për të marrë këto hapa, dhe në të njëjtën kohë duhet të flasin me gjuhën e së vërtetës”- theksoi Michalos

Greqia duhet të shkurtojë borxhin e saj në 116.5 për qind të PBB-së, nga 165 për qind në vitin 2011.

Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet shkurtimeve të shpenzimeve publike, reformave strukturore gjithëpërfshirëse dhe Privatizimit.
Sipas rregullave aktuale Greqia duhet të shkurtojë deficitin buxhetor nën 3 për qind të PBB-së deri në vitin 2014. ndërkohë që udhëheqësit e partive proeuropiane kanë kërkuar nga BE një lirim të kohës së veprimit për aritjen e objektivave.

Kryetari i dhomës së tregtisë greke, shprehet se gjëja e parë që kjo qeveri ka nevojë të korrigjohet është likuiditeti i tregut.

“Kriza e likuiditetit që sektori privat ndjeu në vitin e fundit ishte shumë e madhe. Edhe kompanitë e shëndetshme që nuk janë ekspozuar në asnjë lloj kredie janë duke u përfshirë në vështirësi të mëdha dhe kanë nevojë për kapital qarkullues me qëllim importimin e lëndëve të para dhe produkteve të tjera për të zhvilluar normalisht aktvitetin e tyre. Rikapitalizimi i sistemit bankar këtu në Greqi është i një rëndësie themelore. Çështja tjetër që kemi folur më shpesh dhe që qeveria e ka përmendur është reduktimi i burokracive, thjeshtëzimi i procesit për krijimin dhe hapjen e një biznesi dhe natyrisht një sistem fiskal të stabilizuar dhe të ndershëm. Këto janë problemet më kryesore aktuale”- u shpreh ai.
Sipas rregullave aktuale Greqia duhet të shkurtojë deficitin buxhetor nën 3 për qind të PBB-së deri në vitin 2014. ndërkohë që udhëheqësit e partive proeuropiane kanë kërkuar nga BE një lirim të kohës së veprimit për arritjen e objektivave. Kreu i Eurogrupit Juncker ka sugjeruar se do të ketë disa liri veprimi nëse qeveria e re do të zotohet të mbajë premtimet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›