Vdes djali 9-vjeçar, vetëvaret e ëma
Autori i Lajmit: red.
I vdes djali 9-vjeçar nga temperatura, vetëvaret e ëma. Një 31-vjeçare nga Dibra me banim në Kamëz i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, pasi nuk ka mundur të përballojë humbjen e djalit të saj. Ngjarja tragjike ka ndodhur dje në Kodër Kamëz në familjen e Ruzhdie Hoxhës. Të afërmit kanë gjetur të vdekur në shtëpi rreth orës 09:00 të mëngjesit nënë e bir. Të alarmuar kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur të varur në banesën e saj, Ruzhdie Hoxhën, vjeç 31, lindur në Dibër dhe banuese në Tiranë, si dhe i vdekur djali i saj, Xh. H. vjeç 9, lindur dhe banues në Tiranë. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se grupi hetimor përbëhej nga eksperti kriminalist, eksperti mjekoligjor dhe oficerë të policisë gjyqësore. Nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale u konkludua se shtetasja Ruzhdije Hoxha është vetëvarur për shkak të depresionit të shkaktuar nga vdekja e djalit të saj Xh. H., i cili ka gjetur vdekjen për shkak të temperaturës së lartë. Fqinjët e familjes Hoxha pohojnë se 31-vjeçarja jeton prej disa vitesh në një pallat pesëkatësh në lagjen Kodër Kamëz.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2009