E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë i ndan dhe çfarë i bashkon Arencën me Majlindën

 

Janë të dyja zonja të reja të cilat, kanë hyrë në politikë pothuajse në të njëjtën kohë duke u njohur nga publiku i gjerë, gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005. Që të dyja u bënë pjesë e Partisë Demokratike. Arenca Trashani qe më me fat se Majlinda duke ngjitur me shpejtësi shkallët e karrierës edhe pse kjo e fundit u zgjodh si imazh në spotet elektorale të PD-së. Në qeverinë e parë Berisha, Arenca mori detyrën e Ministres së Integrimit duke u konsideruar nga të gjithë si një grua me fat pasi deri dje ishte një e panjohur. Këtë post e merr pak muaj më vonë Majlinda Bregu për të cilën të gjithë mund të vinin bast se do të ishte Ministrja e Punës dhe e Shanseve të Barabarta.  Deri tani folëm për shumë të përbashkëta mes këtyra dy zonjave të politikës duke shtuar këtu edhe faktin se janë pothuajse në të njëtjën moshë. Por krahas shumë të veçantave dhe anëve specifike që mund të kenë të cilat ne nuk i njohim, është diçka që i dallon shumë, kujdesi për pamjen. Arenca gjatë gjithë dimrit nuk e hoqi një herë xhupin e saj të stërmadh e të zi e ne menduam se nuk kishte zgjidhje tjetër për shkak të shtatzanisë. E teksa është bërë nënë dhe ka lënë pas pushimet, rikthehet në parlament me këtë pamje që ju e shihni në foto, një veshje shumë e papërshtatshme për moshën e saj. Ndërsa Majlinda ka qenë gjithnjë e kujdeshme me veshjet madje edhe me linjat pasi pas lindjes së dytë shtoi në peshë ndërkohë që tani duket shumë ok. Me linjat, veshjet,tendencat e modës, Majlinda ngjan si një femër e dalë nga faqet e një reviste mode.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›