Çfarë ka nën mëngë Berluskoni?
Kur Silvio Berluskoni mbajti fjalimin e tij të parë përpara liderëve evropianë, në vitin 2001, gjatë një samiti të Bashkimit Evropian në qytetin belg, Laeken, kancelari i atëhershëm i Gjermanisë, Gerhard Shrëder, hoqi kufjet pas tri-katër fjalive të para. Përkthyesi, mendoi ai, ose ishte i paaftë, ose ishte i dehur. Por problemi nuk qëndronte te përkthimi. Berluskoni po fliste vërtet në atë mënyrë. Dukej sikur ishte ende në fushatë, duke dhënë një fjalim në miting, në ndonjë prej shesheve italiane.
Fjalimi shkaktoi madje një buzëqeshje të lehtë të Presidentit të atëhershëm të Francës, Zhak Shirak. Që atëherë, "Kavalieri", siç njihet Berluskoni në vendin e tij, ka arritur të shkundë dhe të largojë njollën që i kishin vënë homologët e tij evropianë, si një lider që nuk duhet të merret asnjëherë seriozisht. Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, ishte i vetmi që në të vërtetë e merrte mundimin kur bëhej fjalë për Berluskonin: Bler e vizitoi "Kavalierin" në Sardenjë dhe të dy udhëheqësit ishin të bashkuar në mbështetjen e luftës në Irak.
Por këtë herë, gjërat do të jenë shumë ndryshe. Pas fitores në zgjedhjet italiane të Silvio Berluskonit, kancelarja gjermane, Angela Merkel e ftoi menjëherë Kryeministrin e sapozgjedhur italian në Berlin, me qëllim që të dërgonte një sinjal të qartë drejt tij, se po merret seriozisht këtë herë. Qasja e Merkelit është që të sjellë ndryshimin përmes angazhimit dhe përfshirjes, qoftë edhe për të parandaluar zhvillimin e një aleance mes burrave relativisht të shkurtër, por me ego shumë të madhe, që qëndrojnë në krye të vendeve të tyre në Paris dhe Romë.
Në çdo rast, Berluskoni nuk është më një bela, që thjesht duhet të injorohet. Pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare, Kryeministri 71-vjeçar i Italisë është kthyer më në fund në një "emblemë të një epoke" për Italinë, siç shkruhej në gazetën liberale të së majtës "La Repubblica". Evropa do të duhej të ketë të bëjë me Berluskonin edhe për disa vjet të tjera.
Koalicioni i djathtë i Berluskonit mori 46.8 për qind të votave në Dhomën e Ulët të Parlamentit italian dhe afro 9 për qind më shumë sesa Partia Demokratike e krahut të majtë, e kryesuar nga Ualter Veltroni, në të dyja dhomat. Si rezultat i pragut të ri elektoral prej 4 përqindësh në Itali, aleanca e "Ylberit" e partive të krahut të majtë dhe të gjelbërve, u zhduk tërësisht nga Parlamenti, ashtu siç ndodhi edhe me politikanë të krahut të djathtë, nostalgjikë të ditëve të Musolinit. Rendi i ri nënkupton që në vend të disa dhjetëra partive në Parlament, siç ka ndodhur në të kaluarën, tashmë aty janë vetëm gjashtë.
Fenomeni "Berluskoni" ka nisur tashmë të ketë njëfarë ngjashmërie me golizmin në Francë apo peronizmin në Argjentinë: një lider karizmatik, i cili urrehet në mënyrë po aq pasionante sa edhe adhurohet, dhe që ka aftësinë të masë gjendjen e publikut e më pas të veprojë sipas dëshirës së tyre. Në varësi të situatës së tregut, ai mund të bëhet një rebel apo një konservator, një liberal apo një autoritar. Ai është një kameleon bindjesh, me një nuhatje të padështueshme për shanset e momentit. Gazetat e quajtën plebishitare fitoren e Berluskonit, dhe rezultatet u pranuan vërtet me të njëjtin fatalizëm që dikush pranon një tërmet. Natën e zgjedhjeve, vetëm turistët mund të shiheshin në rrugët e Romës dhe sheshet ishin të gjitha të boshatisur. Edhe përpara godinave ku ndodhen selitë e partive nuk kishte njerëz. Nuk pati parada të makinave që u binin borive, nuk pati festime provokuese mes humbësve.
Dukej sikur Italia e kishte pranuar se rikthimi i përjetshëm i plakushit me operacion plastik ishte fati i saj. Pas fitoreve zgjedhore në vitin 1994 dhe më pas, në 2001, Berluskoni humbi shumë kohë duke u marrë me kompanitë e tij si dhe proceset gjyqësore. Por ato shqetësime tashmë kanë shkuar. Bizneset e tij janë duke lulëzuar. Gjyqet ndaj Berluskonit për korrupsion, kontabilitet fals dhe dëshmitarë ryshfetesh ose u ndalën për arsye se statuti i kufizimeve kishte skaduar, ose u braktisën. Sa për gjyqet e tij në vazhdim, janë avokatët e tij që i kanë nën kontroll.