Punishte fishekzjarrësh në Gërdec
Në fshatin Kuç, të fshehur pas kodrave të Vorës, po zhvillohet një histori, që ndërthur si në fabula novelash policeskë, elementë me shashka plasëse, OKB-në, Gërdecin, një rekordmen shqiptar të atletikës, një ministër të dorëhequr të qeverisë dhe shifra marramendëse eurosh.
Kjo histori fillon në korrik të vitit 2006, kur ish-kampioni shqiptar i atletikës, Pjetër Pëllumbi, vendosi të ngrejë një punishte për prodhimin e fishekzjarrëve në Kuç. Ky fshat është ngritur në majën më të lartë të vargut kodrinor në Vorë, prej nga ku shikon si në pëllëmbë të dorës Tiranën, Krujën dhe Durrësin. E zbuluam këtë histori gjatë një investigimi, të nisur pas disa dyshimeve, se pas saj mund të fshiheshin të tjera detaje të aferave me barutin e Gërdecit.
I shikon këto dyshime edhe në fytyrën e një kameriereje në një bar në fshatin fushor Picar, ngjitur me kodrat majë të cilave ngrihet Kuçi. "Nuk di gjë të ketë fabrikë të tillë këtej rrotull", thotë me nxitim kamerierja rreth të dyzetave dhe largohet me kokën e ulur, por kthehet pas 10 minutash dhe me një ton të çuditshëm na thotë se: "Ka, në fakt, një fabrikë fishekzjarrësh që e merrte barutin nga Gërdeci më duket…, po nuk është në Picar. Duhet të ktheheni tek ajo rruga atje tej që të çon në Kuç. Në fund të rrugës do ta gjeni fabrikën".
Rruga që fillon të gjarpërojë në disa kodra në të majtë të superstradës Durrës - Tiranë është e shtruar me asfalt vetëm në një pjesë të shkurtër të saj. Ajo fshihet pastaj mes kodrave dhe është e mbuluar nga gropa me ujë dhe nga balta, e cila në disa momente bën që makina të rrëshqasë, duke rrezikuar rënien drejt fundit të kodrës, prej nga ku shtrihen fusha të gjelbëruara dhe disa prej fabrikave të ndërtuara buzë superstradës.
Nuk shikon këmbë njeriu! Në një moment shfaqet një grumbull i madh mbeturinash që digjen, e që të ngjan me një land-field plehrash, kontrast i keq ky me gjelbërimin dhe ajrin e pastër. Pas plehrave, dy baresha rreth të gjashtëdhjetave, të veshura shumë keq, të cilat punojnë me shtiza në dorë teksa ruajnë lopët dhe delet, na tregojnë se duhet të ecim edhe pak derisa të arrijmë tek ajo që ato e quajnë "fabrika e shashkave".
Pak para hyrjes në fshatin kodrinor hasim në rrugë Selim Dukën, rreth të dyzetave, i cili thotë se "fabrika" është mbyllur tashmë. Ai pohon se e di mirë këtë gjë, pasi kishte punuar atje dhe ishte paguar me 200 mijë lekë të vjetra në muaj. "Fabrikën e hapi një italian nga Napoli, i cili punoi edhe vetë atje për pak kohë, sa na mësoi si t‘i përdornim makineritë, pastaj në dhjetor iku fare se fabrikën ia mbyllën tatimorët", thotë Selimi, ky burrë i shkurtër, me sytë që i lëvizin sa majtas e djathtas pa pushim.
Sipas tij, 13 kryefamiljarë të fshatit Kuç punuan në këtë fabrikë për rreth dy muaj, duke prodhuar deri në 500 mijë kapsolla, apo shashka, nga ato që përdoren zakonisht gjatë festimeve të fundvitit në Shqipëri. "I prodhonim me alumin dhe me një lëndë të parë kimike në ngjyrë të bardhë", shton ai, pa ditur të saktësojë emërtimin kimik të kësaj lënde me ngjyrë të bardhë.
Ndalohet hyrja!
Fshati Kuç, zonë elektorale e deputetit të PD-së Astrit Patozi, ka rreth 40 shtëpi të shpërndara nëpër kodër, një shkollë 9-vjeçare, një dyqan të vogël me pak artikuj ushqimorë, një superantenë të një grupi mediatik të njohur në Tiranë, si dhe rreth 200 banorë. Ndonëse është mbi 1 orë e gjysmë larg kthesës së Kamzës, banorët e Kuçit, të cilët jetojnë me blegtori dhe me pak bujqësi të kufizuar shtëpiake, e konsiderojnë fshatin e tyre si pjesë të periferisë së Tiranës dhe pretendojnë se nëse dikush do të mund t‘u ndërtojë rrugën, atëherë ata mund të mbërrijnë për vetëm 15 minuta deri në kryeqytet. Kujtojnë si me nostalgji kohën kur përflitej se në atë fshat do të ndërtohej një sanatorium, për të gjithë pacientët me sëmundje të mushkërive, për shkak të klimës së pastër.
Fabrika që ne kërkojmë është pikërisht në hyrje të këtij fshati, atje ku duket edhe pema e parë e ullirit. Ka një derë metalike të mbyllur me dry, ku shkruhet me germa të mëdha: NDALOHET RREPTESISHT HYRJA. Brenda kësaj që banorët e quajnë fabrikë, po që në fakt është veç një punishte e vogël, ndodhen të ndara nga njëra-tjetra disa ambiente të ngritura për të prodhuar dy lloje kapsolla plasëse, apo shashka, disa mijëra copë, prej të cilave u përdorën gjatë muajit dhjetor 2007 në të gjithë Shqipërinë.
Sportisti që investon për shashka
I larguar në vitin 1991 drejt Italisë, Pjetër Pëllumbi u rikthye atë korrik të 2006-ës për të ndërtuar këtë punishte, pasi fillimisht kishte punuar po në këtë sektor, kur emigroi në vendin fqinj. Ai u njoh me dokumentacionin që duhet të plotësonte dhe filloi punën për të siguruar një truall mbi të cilin të ngrinte punishten. Pasi konstatoi se rreth kryeqytetit, problemet e mëdha me pronat dhe kaosi mes ish-pronarëve dhe pronarëve të rinj nuk i jepte asnjë garanci, kërkoi pak më tej dhe gjeti se në Kuç të Vorës, 40 familjet e mbetura ende atje i kishin tokat të hipotekuara sipas të gjitha ligjeve e se ata nuk kishin asnjë lloj konflikti mbi pronën. "Ne këtu e kemi ndarë pronën sipas ligjit të vjetër: filanit i mbaron toka te kufiri i ullirit, fistekut i nis po aty e i mbaron atje ku i mbaronte dhe stërgjyshit të vet, te fundi i kodrës", thotë i kënaqur Duka.
Pëllumbi bleu atje truall të mjaftueshëm me çmimin 20 euro për metër katror dhe plotësoi gjithë dokumentacionin përkatës për t‘u pajisur me licencë. Por, çuditërisht, ndonëse kishte me vete të plotësuar sipas të gjitha ligjeve të vendit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të njohura nga OKB-ja për prodhimin e këtyre mallrave, një dosje të tejmbushur me vërtetime, pagesa, leje ndërtimi, projekte, studime etj., hasi në një heshtje totale nga Komisioni i Dhënies së Lejeve në Ministrinë e Mbrojtjes…
Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, që mban Nr. 853, miratuar në datë 17.12.2004, përcaktohet se leja e importit, eksportit dhe prodhimit të lëndëve piroteknike, fishekzjarrë, për përdorim civil, jepet pikërisht nga ky komision i Mbrojtjes.
Në Tiranë, kontaktojmë me drejtorin teknik të kësaj punishteje, Esat Koçin, një specialist ushtarak i municioneve, i cili ka punuar për mbi 20 vjet në Poliçan. Ai tregon gjithë dokumentet e punishtes, pronë e firmës A.R.P.I, me president ish-rekordmenin e atletikës, Pëllumbi, një shkodran, i cili në Itali kreu edhe studimet për Mjekësi.
Koçi thotë se, pasi bënë kërkesën për pajisjen me leje nga komisioni i mësipërm, morën prej tyre një letër ku u kërkohej që të vazhdonin të plotësonin dokumentacionin shtesë.
Në datën 7 gusht 2007, kjo firmë mori lejen nga Bashkia e Vorës për të ngritur në territorin administrativ të menaxhuar prej saj, këtë punishte. Pak më parë firma kishte siguruar lejen e sheshit të ndërtimit, e më pas edhe lejen e ndërtimit. Me një vendim që mban numrin 3, vendim i datës 5 prill 2007, A.R.P.I kishte siguruar edhe lejen mjedisore të dhënë nga ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli. Në institucionin ku regjistrohen markat origjinale, ishte marrë edhe patenta për prodhimin e dy llojeve të shashkave: njëra e quajtur "Zeus Alba" dhe tjetra "Fiesta Alba". Ka në këtë dosje një pafundësi dokumentesh zyrtare, leje dhe miratime nga institucione të ndryshme.
Barut nga Gërdeci?
Punishtja ishte ngritur gjatë një kohe jo shumë të shkurtër, brenda të gjitha normave të detyruara nga ligji shqiptar dhe nga fundi i vitit 2007 teknologjia e kësaj punishteje ishte gati për të prodhuar një sasi të vogël kapsollash për efekt eksperimentimi. Kapsollat nuk përmbanin barut me përmbajtje nitroglicerinë apo nitrodigligol si baruti i municionit të grumbulluar në Gërdec.
Elementët e tyre kimikë ishin, ashtu siç e parashikon edhe marrëveshja ndërkombëtare A.D.R. dhe ligjet e BE-së: squfur, pluhur alumini, karbonat stronziumi, perklorat i potasit, miell guri dhe pluhur karboni (nga këto alumini dhe nitrati i bariumit mund të ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit nëse me to je në kontakt për një kohë të gjatë, por, sipas specialistëve, ky ndikim nuk është serioz).
Një pjesë të këtij prodhimi, punishtja e shiti në Shqipëri për të testuar tregun (shiti plot 300 koli me nga 2500 kapsolla, secila kapsollë kushtonte 10 lekë), ndërsa një pjesë tjetër e dërgoi në Itali për ta analizuar dhe në laboratorin e analizave të këtyre produkteve në Shqipëri. Nga të dyja laboratorët mori përgjigje pozitive, pra që malli ishte brenda të gjitha normave. Madje, njëra prej këtyre përgjigjeve u firmos nga dr. Luigi Bagnato, drejtor i laboratorit kimik të Drejtorisë së Artilerisë në Napoli, strukturë e vënë në dispozicion edhe të NATO-s. Ishte plotësuar kështu i gjithë procesi i nevojshëm ligjor, teknik dhe i sigurisë në punë, ndaj firma nënshkroi katër kontrata, e sigurt, se pas plotësimit të dokumentacionit do të pajisej me lejen e vazhdimit të aktivitetit, leje, e cila ndonëse sanksionon një veprimtari ekonomike, sipas ligjit shqiptar duhet të jepet jo nga një komision i Ministrisë së Financave apo Ekonomisë, por nga Komisioni i Ministrisë së Mbrojtjes, atëherë nën varësinë e Fatmir Mediut. Dy prej firmave me të cilat A.R.P.I nënshkroi kontratë për shitjen e mallit të saj, ishin prestigjiozet italiane "Pirotecnica Castellana" dhe "Piroland", të cilat ende po presin mallin e premtuar…
Ministria e Mbrojtjes, PR dhe Berisha…
Por, përgjigjja nga Komisioni i Ministrisë së Mbrojtjes jo vetëm që nuk erdhi, po kryetari i këtij komisioni, z. Shkëlzen Madani, refuzoi disa herë që të kontaktonte me përfaqësuesit e firmës. Koçi thotë se kur i kërkoi Madanit të takoheshin, ky i fundit, anëtar i Kryesisë së Partisë Republikane, i diplomuar për Gjuhë Italiane dhe i emëruar drejtor i sektorit ekonomik në Ministrinë e Mbrojtjes, i ishte përgjigjur: "Po për çfarë të flasim? Ti nuk di italisht…"!
Zyrtarët e kësaj ministrie, tashmë pjesë e një hetimi zyrtar për tragjedinë e Gërdecit, refuzuan kështu të jepnin një përgjigje zyrtare, por edhe informate, sepse nuk po e pajisnin me leje këtë punishte. Në këto kushte, presidenti i firmës Pëllumbi, si një biznesmen shqiptar me nënshtetësi italiane që po respektonte ligjin, e duke përdorur dhe të kaluarën e tij si rekordmen në sportin shqiptar, i dërgoi një letër Kryeministrit Sali Berisha (letër që daton në 17 nëntor të vitit 2007), ku e sqaroi për gjithçka që kishte ndodhur.
Një muaj më vonë, më 17 dhjetor 2007, një grup tatimorësh ngjitën me vështirësi kodrën e Kuçit dhe e bllokuan punishten, me argumentimin se në NIPT-in me të cilin ishte pajisur kjo punishte, kishte një pasaktësi tek adresa!
Pas datës 17 dhjetor, në Shqipëri pati një numër shumë herë më të madh se vitet paraardhëse të importuesve të mallrave të tipit fishekzjarrë dhe shashka prodhime kineze në Shqipëri. Shumica, çuditërisht, ishin tregtarë nga Fieri, qyteti elektoral i deputetit Fatmir Mediu.
Që prej asaj date, mbi 800 tonë fishekzjarrë u zhdoganuan gjatë muajit dhjetor nëpër dogana, për shkak të traditës "alla shqiptarçe" për të festuar ndërrimin e viteve nën efektin e zhurmave dhe shpërthimeve të fishekzjarrëve. Sipas shtypit të ditës, vetëm një pjesë e vogël e tyre ishte porosi e strukturave të shtetit për të dekoruar dhe zbukuruar qytetet ditën e ndërrimit të viteve, ndërsa pjesa më e madhe ishin porosi të subjekteve të ndryshme tregtare… të njëjtave subjekte, të pajisura me leje nga ish-ministri Fatmir Mediu.