Çfarë liberalizimi? Provoni, telefononi njëherë në ambasada
Raportet ndërkombëtare vazhdojnë me kritika këmbëngulëse për temat si “lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimi i qenieve njerëzore”.
Me të njëjtën këmëngulje dëgjojmë çdo ditë e natë të perëndisë kryeministrin në ekrane që thotë: "Kemi luftuar me tolerancë zero luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, luftën kundër trafiqeve të paligjshme” e shumë e shumë gjëra të tjera. Ne si shoqëri kë të besojmë në këtë mes?? Atë që shohim me sy, apo atë që dëgjojmë në televizor?
Qeveria na flet për liberalizimin e plotë të vizave, nëpër ambasada kur telefonon, të thonë që “janë zënë vendet” deri vitin tjetër. Kjo nuk është serioze!