Gafa e Berluskonit dhe një frikë personale prej qytetari
Berluskoni i thotë rusit Medvedev: Obama ha tutto, è bello, giovane e abbronzato! (Obama i ka të gjitha, është i bukur, i ri dhe i nxirë!). Thënia ka përfunduar tashmë në gazetat e mbarë globit dhe ka çuar njerëzit në Romë në protestë. Fjala i “nxirë” dhe ironia raciste që ajo mbart, ka shkaktuar një tërmet në forumet e gazetave të mëdha të globit. Vetëm “Nju Jork Tajms”, gazeta më e madhe në botë, ka mbi 12000 komente lexuesish në këtë artikull, nga të cilët shumica janë italianë që i kërkojnë falje Obamës dhe popullit amerikan, duke shkruar:
“Jemi italianë, por nuk jemi imbecilë (idiotë) si kryeministri”. Gazetarët nuk kanë pikë humori! - reagoi Berluskoni, i njohur për gafat dhe arrogancën e tij.
Unë kam frikë nga ky tip se thonë që po i fut hundët në Shqipëri. Një qeveri si kjo e jona bëhet urë edhe për ndonjë tip sekseri ordiner të huaj. Merreni me mend se çfarë mund të bëjë për një kryeministër të huaj.