E Diel, 1 Nëntor 2026

Më mirë ti lexojmë raportet në anglisht se në selitë politike

Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Shqipërinë mund të interpretohet si ta duan palët politike, por nëse lexohet direkt ai, i ka gjërat të qarta, për mendimin tim.

Në fushën e Integrimit Europianraporti thotë – "Nuk është bërë progres për të forcuar rolin e parlamentit në monitorimin e zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja e Stabilizim-Asocimit."

Për administratën publike raporti thotë "zëvendësimi i administratës publike si pasojë e presionit politik ka vazhduar. Ligji i statusit të nënpunësit civil nuk është aplikuar në mënyrë sistematike." Apo "zëvendësimi i vazhdueshëm i nënpunësve civilë rrezikon pavarësinë e administratës publike dhe rrit mundësitë për marrje rryshfetesh nga zyrtarë të lartë."

Në fushën e ndërhyrjes së ekzekutivit në sistemin e drejtësisë raporti thotë "parlamenti refuzoi propozimet e presidentit për gjyqtarët e gjykatës së lartë në qershor dhe eventualisht aprovoi një set tjetër propozimesh në Korrik. Procesi ngriti dyshime mbi pavarësins e instucioneve të shtetit nga ekzekutivi"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›