Çfarë na duhet

Republikanët shprehen “pro” idesë së koalicionit të përbërë, e përkrahur tashmë nga PS-ja dhe PSD-ja tek e majta, ndërsa në kundërshti me to kërkon korrektim kombëtar. Në një intervistë për “Korrierin”, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, thotë se gama e partive të djathta që duhet të jenë pjesë e të njëjtit koalicion në zgjedhjet e 2009-ës duhet të shtohet. “Një familje me shumë fëmijë, natyrisht që ka probleme më të mëdha sesa një familje tjetër”, - tha Mediu, ndërsa shtoi se, “nëse do të vendosim një lloj standardi dhe komunikimi, por do të thosha edhe një lloj statuti të marrëdhënieve tona të brendshme, nuk do të krijoheshin probleme që ne të krijonim vërtet një të djathtë në zgjedhjet e ardhshme elektorale të fuqishme”. Ndërsa nuk i thotë “jo” përfshirjes së PAA-së sërish në koalicion të PDK-së, Mediu nuk nguron të kujtojë se republikanët kanë pranuar të kenë vetëm një ministri, edhe pse kanë më shumë deputetë se partitë e tjera, për hir të mbarëvajtjes së koalicionit, ndërsa PR-ja jo rrallë, siç thotë ai, ka vuajtur arrogancën dhe prepotencën e subjekteve në mënyrë të padrejtë.
-A duhet të fillojnë negociatat me PD-në për përbërjen e koalicionit dhe mënyrën e daljes në zgjedhjet e vitit 2009?
Fatmir Mediu: “Këto janë negociata të cilat zhvillohen ndërkohë. Nuk është se duhet të fillojnë tani. Por çështja është që duhet të kemi një marrëdhënie më të institucionalizuar me njëri-tjetrin, për faktin sepse besoj që si sfidat e kodit zgjedhor, edhe sfidat elektorale, edhe ato politike qeverisëse apo parlamentare janë dhe duhet të jenë të përbashkëta dhe duhet të arrijmë në kuptime të përbashkëta. Një gjë: ne kemi arritur të gjithë në një pikë të përbashkët, që vlerësimi në zgjedhjet e ardhshme elektorale do të jetë sipas peshës politike të çdo subjekti politik. Por brenda kësaj, unë mendoj se negocimet që duhen bërë brenda së djathtës, përfshi Partinë Demokratike, edhe të gjitha partitë e spektrit të djathtë duhet të jenë të tilla, që të jenë gjithëpërfshirëse”.
-Lidhur me kodin, pasi edhe dalja si koalicion ka lidhje me të, cilat janë qëndrimet e PR-së për koalicionin e përbërë, listat e përbashkëta apo korrektimin kombëtar?
“Mendoj që korrektimi kombëtar do të ishte në të mirë të zhvillimeve politike në vend, do të ishte në të mirë të demokracisë shqiptare, për faktin se ky proporcional, i cili synon në fund të fundit ndarjen rajonale të përpjesëtueshme, jonormale, do të kishte vlerë natyrisht me një korrektim kombëtar. Nga ana tjetër ka qenë, sipas gjykimit tim, dhe është e domosdoshme që konkurrenca politike të ekzistojë dhe një proporcional preferencial do të jepte mundësi dhe shanse më të mira për zhvillimin e demokracive të brendshme në subjektet politike, e cila është përjashtuar për gjykimin tim, në mënyrë jonormale dhe nuk u shërben zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Natyrisht që pastaj logjika e koalicionit të përbërë është një nga logjikat funksional,e ku dilet me një koalicion të përbashkët dhe pastaj listohen partitë sipas emrit të tyre përkatës dhe votohen për emrin e tyre përkatës dhe vlerësohet pesha e tyre, e cila përkthehet në mandate. Është një formulë besoj për t’u vlerësuar, megjithatë le të mbarojë njëherë kodi zgjedhor dhe të shikojmë se kush janë shanset dhe mundësitë e tjera”.
-Po për çështjen e listave të përbashkëta?
“Nuk është një çështje që është shtruar për diskutim. Unë mendoj që të gjithë opsionet janë në tavolinë. Duhet parë realisht dhe seriozisht se kush sjell më tepër shanse dhe mundësi për të krijuar një bashkëpunim më të drejtpërdrejtë me votuesin, dhe kush sjell më tepër shanse dhe mundësi për të fituar zgjedhjet, ajo duhet të jetë formula më e pranueshme, duke lënë mënjanë disa interesa të vogla politike”.
-A duhet të jenë koalicioni i djathtë në vitin 2009 njësoj si ai i vitit 2005, apo duhet të ketë reduktim të partive? E meritojnë apo jo të jenë po të njëjtat parti pjesë e këtij koalicioni?
“Nuk mendoj se duhet të ketë reduktim. Sipas gjykimit tim, duhet të ketë zgjerim, sepse kemi të djathtë parlamentare, kemi dhe të djathtë joparlamentare, e cila për fat të keq nuk u përfshi në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2005, por të cilat natyrisht kanë në vetvete edhe atë që është traditë e së djathtës, ndaj besoj tek vlerat intelektuale, të cilat mund të mbështesin të djathtën e t’i japin më tepër shanse e mundësi për të fituar. Natyrisht, kur flasim për një koalicion të 2009-ës, flasim për një koalicion pas katër vitesh dhe duhet të analizojmë gjatë e gjerë të gjithë problematikën e marrëdhënieve të koalicionit qeverisës. Kush kanë qenë problemet? Kush kanë qenë të mirat? Dhe në këtë kuadër, mendoj se ndoshta duhet të korrigjojmë disi shënjestrën gjithsecili nga ne, pa shmangur askënd dhe të arrijmë që të kemi një koalicion bindës në raport me qytetarin dhe jo thjesht në marrëdhënie sporadike të lidershipit politik të partive. Në këtë aspekt, mendoj që do të ishte e vlefshme që e djathta të gjykonte që të përfshinte në këtë diskutim edhe të djathtën evropiane. PD-ja është pjesë e partive popullore evropiane në Parlamentin Evropian, dhe PR-ja është pjesë e Kombeve për Evropën në PE, të cilat tashmë kanë eksperienca të vlefshme të ndërtimit të koalicioneve, por edhe të gjykimit politik, sepse nëse tentojmë të afrohemi në BE, duhet të njo