Kriza, Gjinushi: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhje
TIRANË- Në një deklaratë për mediat kreu i PSD Gjinushi deklaroi se zgjedhjet lokale nuk do të mund të zgjidhin ngërçin politik në vend. Sipas tij qeveria e korruptuar mund të pastrohet vetëm me zgjedhje të parakohshme.
‘Krizat politike nuk zgjidhet me zgjedhje lokale, kriza politike nuk zgjidhet me kërkesa
tekniko administrative. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjidhje të lira dhe jo zgjedhje të radhës. Duan një qeveri pa Sali Berishën dhe kjo nuk bëhet me zgjedhje lokale duan pastrimin e qeverisë dhe klasës politike nga të korruptuarit. Dhe kjo nuk bëhet me zgjedhje lokale. Duan një kuvend funksional dhe jo një kuvend të kthyer në një motel:- shpreh Gjinushi.
Ndërkohë kreu i PSD sulmoi dhe sot edhe OSBE duke deklaruar se ky organizëm nuk duhet të justifikojë shkeljet e ligjit por të monitorojë zgjedhjet.
‘Misioni OSBE-ja në Shqipëri është të garontojë votën e lirë për shqiptarët dhe të mos justifikojë shkeljet e ligjit për manipulatorët dhe pushtetarët’:- deklaroi ai.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kriza, Gjinushi: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhje